futboll
www.acmilan-lajme.darkbb.com

Join the forum, it's quick and easy

futboll
www.acmilan-lajme.darkbb.com
futboll
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

La Liga 2009/10

2 posters

Shko poshtë

La Liga 2009/10 Empty La Liga 2009/10

Mesazh nga Albionz Fri Jan 01, 2010 11:19 pm

Postoni lajmet,tabelen etj per ligen spanjolle
Albionz
Albionz
Admin
Admin

Numri i postimeve : 88
Join date : 01/01/2010

https://futbollnr1.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

La Liga 2009/10 Empty Ronaldo: Dua të bëhem më i miri i të gjitha kohërave

Mesazh nga albi-g Fri Jan 01, 2010 11:24 pm

"Dua ta kthej 'Topin e Artë' në pronësi, qoftë në vitin 2010 apo në 2011", ka pohuar 24-vjeçari portugez në radhët e Real Madridit, duke zbuluar më pas një detyrë shumë më të vështirë të cilën ia ka vënë vetës. "Dua të bëhem futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave", ka thënë Kristiano. Gjendja e lëndimit të nyjës së poshtme të këmbës, tashmë është më e mirë sipas portugezit. "Nyja e këmbës është mirë tash. Nëse nuk do të ishte, atëherë sigurisht se stafi mjekësor i Realit do të reagonte. Jam i sigurt se nuk do të jem i detyruar t'i nënshtrohet operimit", ka nënvizuar Ronaldo. Ai ka thënë se Madridin dhe jetën senzacionale të natës së këtij qyteti nuk i njeh ende. Madje, nuk i njeh as shumë gjëra që janë karakteristikë e këtij qyteti. "Lufta me dema nuk më pëlqen. Nga spanjollet më pëlqen Pepelope Kruz. Mendoj se ajo është aktorja më atraktive spanjolle", ka përfunduar Kristiano Ronaldo.
albi-g
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

La Liga 2009/10 Empty Ronaldo: Reali do të jetë skuadra më e mirë e vitit 2010

Mesazh nga albi-g Fri Jan 01, 2010 11:50 pm

Lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit, Cristiano Ronaldo, ka zbuluar qëllimet e skuadrës së tij Real Madrid për vitin 2010: të jetë skuadra më e mirë në botë!
“Real Madridi do të jetë ekipi më i mirë i vitit 2010. Duhet ta kemi energjinë dhe motivimin për të fituar gjithçka që na del përpara”

“Tifozët dhe lojtarët po ëndërrojnë Ligën e Kampionëve. Këtë vit finalja mbahet në Santiago Bernabeu dhe është një mundësi e madhe për ne”, ka thënë portugezi.
albi-g
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

La Liga 2009/10 Empty Alves: Suksesi i Barcelonës varët nga Guardola

Mesazh nga albi-g Sat Jan 02, 2010 7:51 pm

Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, thotë se ata do të vazhdojnë të dominojnë në Evropë, nëse Pep Guardiola do të vazhdojë të jetë trajner.
Si edhe fansat e Barcelonës, edhe Alves është ca i stresuar rreth shtyrjes së kontratës së re të Guardiolas.

“Nëse ne vazhdojmë me këtë trajner, do të arrijmë shumë. Ai është çelës për suksesin e këtij ekipi, pasi është në gjendje të nxjerrë më të mirën nga secili prej nesh”.

“Me Guardiolan ajo që është e sigurt është se ne nuk do të mund të relaksohemi, pasi ai gjithmonë kërkon të ruajmë ambiciet tona”, ka thënë Alves.
albi-g
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

La Liga 2009/10 Empty Reali nuk lejon largimin e Gagos

Mesazh nga albi-g Sat Jan 02, 2010 7:52 pm

Reali i Madridit raportohet se ka bllokuar largimin e mesfushorit argjentinas Fernando Gago.
Gago, përmes agjentit të tij, i ka bërë të ditur menaxherit gjeneral Jorge Valdano se ai dëshiron të largohet nga Reali këtë muaj.

Por Marca shkruan se Gago është informuar se ai është një lojtar i nevojshëm, veçanërisht pasi Mahamadou Diarra është larguar për qenë pjesë e kombëtares së Malit në Kupën Afrikane të Kombeve në Angola.
albi-g
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

La Liga 2009/10 Empty Reali do te ofroj 60 milion per rooneyn

Mesazh nga albi-g Sat Jan 02, 2010 7:53 pm

Real Madridi raportohet se është i gatshëm të ofrojë 60 milionë funte për të marrë shërbimet e yllit të Manchester United, Wayne Rooney.
Daily Star shkruan se gjiganti spanjoll e ka shndërruar sulmuesin anglez në cakun numër një të verës së ardhshme. United planifikon të fillojë negociatat për kontratë të re me Rooneyn muajin e ardhshëm dhe pritet t’i ofrojë 170 mijë funte në javë.

Por Madrid shpreson të ndryshojë mëndjen e Rooneyt para nënshkrimit të marrëveshjes dhe planifikon të bëjë të njëjtën gjë që bëri me Cristiano Ronaldon verën e kaluar, duke ofruar një shumë të majme parash, plot 60 milionë funte.
albi-g
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

La Liga 2009/10 Empty Ronaldo: Lëndimi i Pepe goditje e madhe për Realin

Mesazh nga albi-g Sat Jan 02, 2010 9:24 pm

Cristiano Ronaldo thotë se lëndimi që pësoi Pepe, i cili do të qëndrojë jashtë fushe deri në fund të sezonit, është një goditje e madhe për Real Madridin.
Menaxheri gjeneral i Realit, Jorge Valdano, ka thënë se nuk do të ketë nënshkrim të ri i cili do të zëvendësojë mbrojtësin portugez, gjë që mund ta sjellë në telashe ekipin.

“Do të jetë shumë e rëndësishme, pa dyshim, pasi Pepe është shtyllë e mbrojtjes tonë. Por ne nuk mund të ankohemi për atë që ndodhi. Derisa jam shumë i dëshpëruar për të, ne duhet të shikojmë përpara”, ka thënë Ronaldo për Marca.
albi-g
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

La Liga 2009/10 Empty Re: La Liga 2009/10

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi