futboll
www.acmilan-lajme.darkbb.com

Premier League 2009/10

Shko poshtë

Premier League 2009/10

Mesazh nga Albionz prej Fri Jan 01, 2010 11:17 pm

Postoni lajmet,tabelen etj per ligen angleze
avatar
Albionz
Admin
Admin

Numri i postimeve : 88
Join date : 01/01/2010

http://futbollnr1.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Premier League 2009/10

Mesazh nga Albionz prej Fri Jan 01, 2010 11:22 pm

Benitez: Kupa FA e rëndësishme për Liverpoolin

Duke qene se Liverpooli është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe ka gjasa minimale për ta fituar Ligën Premier, trajneri Rafael Benitez dëshiron ta fitojë Kupën FA.
“Gjithmonë ka qenë e rëndësishme, por kur je jashtë Ligës së Kampionëve, njerëzit mendojnë për trofe dhe Kupa Fa është shumë, shumë e rëndësishme për ne”.

“Duam të vazhdojmë tutje, duam të arrijmë sa më shumë që mundemi. Duhet të analizojmë dhe të mendojmë se çfarë të bëjmë, dhe kemi edhe një seancë stërvitore. Do të shohim si janë lojtarët, por ndoshta nuk do të ndryshojmë shumë”.

“E dimë se luajmë kundër Tottenhamit tetë ditë më vonë, prandaj do të kemi kohë. Ne mund ta eliminojmë një skuadër të fortë”, ka thënë spanjolli për Daily Mail.


avatar
Albionz
Admin
Admin

Numri i postimeve : 88
Join date : 01/01/2010

http://futbollnr1.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Premier League 2009/10

Mesazh nga Albionz prej Fri Jan 01, 2010 11:26 pm

Mancini: Më sillni Maiconin dhe Ibrahimovicin

Trajneri i ri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, dëshiron që t’i ketë në skuadër dy ish lojtarët e tij, Dougllas Maicon (Inter) dhe Zlatan Ibrahimovic (Barcelona).
“Nëse City përfundon në top-katërsh, do të kërkojmë lojtarë të nivelit më të lartë. Do të më pëlqente Maicon”.

“Me Ibran gjithmonë kemi pasur një raport besnikërie. Ai është (një lojtar) i klasit botëror. Cili menaxher në botë nuk do ta dëshironte Ibrahimovicin?”, ka thënë Mancini për francorossi.com.


avatar
Albionz
Admin
Admin

Numri i postimeve : 88
Join date : 01/01/2010

http://futbollnr1.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xherard: Do të kthehemi në "Top 4

Mesazh nga albi-g prej Fri Jan 01, 2010 11:28 pm

Arsye për këtë optimizëm Xherardi përmend atmosferën e mirë në klub pas ndeshjes me Aston Vilën, si dhe golin e Fernando Torresit, i cili sipas tij paralajmëron formën e tij më të mirë. Tani Liverpuli është vetëm katër pikë larg vendit të katërt. "Gjithmonë duhet t'i shkosh gjërave deri në fund, kurse kur ke njerëz të tillë si Fernando Torres në skuadër, e ke të qartë se ekziston mundësia për të pasur sukses. Kur ai është në formë, atëherë është më i miri në botë dhe këtë e dinë të gjithë. Dëshirojmë që ai të shënojë edhe disa gola të tillë dhe të na çojë në mesin e katër skuadrave të para në renditje", ka theksuar Xherard, duke shtuar: "Fitorja ndaj Aston Vilës na ka dhënë inkurajim të madh. Megjithatë, ne edhe në ndeshjen e ardhshme duhet t'i qasemi lojës në këtë mënyrë, ngase përndryshe nuk do të vlejë asgjë". Kapiteni i Liverpulit ka pranuar se skuadrën e tij në këtë edicion e pret një detyrë e vështirë, ngase shumë skuadra synojnë t'ia marrin vendin në 'Top 4'. "Aston Vila, Totenhemi dhe Mançester Siti do të luftojnë deri në fund dhe ne duhet t'i kundërpërgjigjemi. Me rëndësi është që ne të vazhdojmë të ndërtojmë një seri pozitive. Të gjithë janë të gatshëm, nuk ka më justifikime, do të jetë vështirë për të fituar njërin prej katër pozitave të para, por jam i bindur se krahas disa përforcimeve do t'ia arrijmë këtij qëllimi", ka përfunduar Xherard.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ançeloti i bindur se Çelsi do ta eliminojë Interin

Mesazh nga albi-g prej Fri Jan 01, 2010 11:31 pm

Trajneri i Çelsit, Karlo Ançeloti ka theksuar sot se është i bindur që skuadra e tij do të arrijë të eliminojë Interin, në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mancini: Tevez i jashtëzakonshëm

Mesazh nga albi-g prej Sat Jan 02, 2010 7:56 pm

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se ai është i befasuar me Carlos Tevez gjatë dy javëve të para në Eastlands.
Argjentinasi ka shënuar tre gola në dy ndeshje nën drejtimin e menaxherit të ri, për të çuar në tetë numrin e përgjithshëm të golave gjatë muajit dhjetor.

“Nuk më pëlqen të zgjedh individë pasi ne kemi qenë kolektivisht shumë të mirë në dy ndeshjet të cilat i kemi fituar kundër Stoke dhe Wolves – por Carlos Tevez ka qenë i jashtëzakonshëm”, ka thënë Hughes.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ancelotti: Cech portieri më i mirë në botë

Mesazh nga albi-g prej Sat Jan 02, 2010 9:13 pm

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se ai ka besim të plotë në portierin Petr Cech.
Ancelotti thotë se gabimet paraqiten pasi përfaqësuesi i kombëtares së çekisë është aq i prirë të dominojë në zoënën e tij.

“Cech është një prej lojtarëve më të rëndësishëm për ekipin, një prej portierëve më të mirë në botë. Më pëlqen pasi ai merr përgjegjësinë në zonën para golit, ai pëlqen të dalë dhe ta kapë topin”.

“Mbi të gjitha, kjo gjë është e rëndësishme në Angli, të kesh një portier të tillë. Një portier i cili merr përgjegjësinë, mund të bëjë edhe gabime të rastësishme”, ka thënë Ancelotti.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nistelrooy dhe Van der Vaart drejt Liverpoolit?

Mesazh nga fittimm prej Sat Jan 02, 2010 9:31 pm

Njoftohet se Liverpooli është pranë transferimit të Ruud van Nistelrooyt, ndërsa atë pritet ta ndjekë edhe mesfushori Rafael van der Vaart.

Van der Vaart dhe Nistelrooy janë zgjedhje dytësore e trajnerit Manuel Pellegrini te Real Madridi, ndërsa nga ana tjetër ata dëshirojnë që të zënë vend në përfaqësuesen e Holandës që do të luajë në Kampionatin Botëror 2010.

Sipas tabloidit britanik The Sun, dyshja holandeze është në rrugë për t’u larguar nga Real Madridi, për të luajtur më shumë në një skuadër tjetër, ndërsa Të Kuqtë interesohen për shërbimet e tyre.
avatar
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Premier League 2009/10

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi