futboll
www.acmilan-lajme.darkbb.com

Join the forum, it's quick and easy

futboll
www.acmilan-lajme.darkbb.com
futboll
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

La Liga 2009/10

3 posters

Shko poshtë

La Liga 2009/10 Empty La Liga 2009/10

Mesazh nga Albionz Sun Jan 03, 2010 1:03 pm

Postoni lajmet veq ma kryesore.

Kush poston lajme qe s'jan kryesore shum ,do te denohet.
Albionz
Albionz
Admin
Admin

Numri i postimeve : 88
Join date : 01/01/2010

https://futbollnr1.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

La Liga 2009/10 Empty Nistelrooy dhe Van der Vaart drejt Liverpoolit?

Mesazh nga albi-g Sun Jan 03, 2010 4:26 pm

Njoftohet se Liverpooli është pranë transferimit të Ruud van Nistelrooyt, ndërsa atë pritet ta ndjekë edhe mesfushori Rafael van der Vaart.
Van der Vaart dhe Nistelrooy janë zgjedhje dytësore e trajnerit Manuel Pellegrini te Real Madridi, ndërsa nga ana tjetër ata dëshirojnë që të zënë vend në përfaqësuesen e Holandës që do të luajë në Kampionatin Botëror 2010.

Sipas tabloidit britanik The Sun, dyshja holandeze është në rrugë për t’u larguar nga Real Madridi, për të luajtur më shumë në një skuadër tjetër, ndërsa Të Kuqtë interesohen për shërbimet e tyre.
albi-g
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

La Liga 2009/10 Empty Henry: Barca nuk duhet të ndryshojë asgjë

Mesazh nga albi-g Sun Jan 03, 2010 4:27 pm

Barcelona nuk e ka filluar mirë vitin 2010, pasi ka barazuar para tifozëve të vet kundër Villarrealit, megjithatë Thierry Henry thotë se nuk ka vend për shqetësime.
“Villarreali luajti shumë mirë sonte. Ishte e vështirë për ne që të gjenim hapësira. Gjysma e parë ishte e shkëlqyer, por e patëm të vështirë pas golit të tyre (në pjesën e dytë)”.

“Kur fiton tituj, duhet të vazhdosh të japësh më shumë. Provuam sot, por Villarreali luajti mirë. Atyre iu pëlqen ta mbajnë topin, dhe nuk është lehtë që t’ua marrësh”, tha Henry për Radio Marca pas ndeshjes.

Sido që të jetë, për sulmuesin francez, “Barcelonës nuk i duhet asgjë e re”.
albi-g
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

La Liga 2009/10 Empty Reali nuk lejon largimin e Gagos

Mesazh nga albi-g Sun Jan 03, 2010 6:33 pm

Reali i Madridit raportohet se ka bllokuar largimin e mesfushorit argjentinas Fernando Gago.
Gago, përmes agjentit të tij, i ka bërë të ditur menaxherit gjeneral Jorge Valdano se ai dëshiron të largohet nga Reali këtë muaj.

Por Marca shkruan se Gago është informuar se ai është një lojtar i nevojshëm, veçanërisht pasi Mahamadou Diarra është larguar për qenë pjesë e kombëtares së Malit në Kupën Afrikane të Kombeve në Angola.
albi-g
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

La Liga 2009/10 Empty Reali ofron 65 milionë euro për Paton

Mesazh nga fittimm Mon Jan 04, 2010 3:30 pm

Milan mund të ketë punë të vështirë për të mbajtur edhe një yll në ekip, pasi Real Madridi thuhet se do të ofrojë një shumë të parefuzueshme për Alexandre Pato.

Burime nga Italia shkruajnë se Real Madridi ka ofruar 65 milionë euro për të transferuar të riun brazilian këtë afat kalimtar. Milani menjëherë ka refuzuar ofertën, pasi ka parë pasojat këtë sezon nga humbja e Kakas po te Reali gjatë verës.

Por presidenti i klubit mbretëror Florentino Perez nuk dëshiron të heqë dorë, derisa përgatitet të gjejë zëvendësim për kapitenin e klubit, Raul, këtë vit./
fittimm
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

La Liga 2009/10 Empty Ronaldo: Lëndimi i Pepe goditje e madhe për Realin

Mesazh nga albi-g Mon Jan 04, 2010 5:07 pm

Cristiano Ronaldo thotë se lëndimi që pësoi Pepe, i cili do të qëndrojë jashtë fushe deri në fund të sezonit, është një goditje e madhe për Real Madridin.
Menaxheri gjeneral i Realit, Jorge Valdano, ka thënë se nuk do të ketë nënshkrim të ri i cili do të zëvendësojë mbrojtësin portugez, gjë që mund ta sjellë në telashe ekipin.

“Do të jetë shumë e rëndësishme, pa dyshim, pasi Pepe është shtyllë e mbrojtjes tonë. Por ne nuk mund të ankohemi për atë që ndodhi. Derisa jam shumë i dëshpëruar për të, ne duhet të shikojmë përpara”, ka thënë Ronaldo për Marca.
albi-g
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

La Liga 2009/10 Empty Barcelona kërkon Veloson

Mesazh nga albi-g Mon Jan 04, 2010 5:08 pm

Kampioni i Spanjës, Evropës dhe Botës, Barcelona, është duke menduar të transferojë këtë afat kalimtar mesfushorin e Sporting Lisbonës, Miguel Veloso.
Portugezi vlerësohet shumë lartë nga trajneri Pep Guardiola, i cili është i vetëdijshëm se mesfushori mund të lëvizë në drejtim tjetër me dy ekipe italiane po ashtu të interesuara për të, Fiorentina dhe Inter.

Marca shkruan se Barca është duke monitoruar situatën, veçanërisht pasi ka humbur Seydou Keita dhe Yaya Toure në Kupën Afrikane të Kombeve këtë muaj.
albi-g
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

La Liga 2009/10 Empty Reali do të ofrojë 60 milionë për Rooneyn

Mesazh nga fittimm Mon Jan 04, 2010 5:11 pm

Real Madridi raportohet se është i gatshëm të ofrojë 60 milionë funte për të marrë shërbimet e yllit të Manchester United, Wayne Rooney.

Daily Star shkruan se gjiganti spanjoll e ka shndërruar sulmuesin anglez në cakun numër një të verës së ardhshme. United planifikon të fillojë negociatat për kontratë të re me Rooneyn muajin e ardhshëm dhe pritet t’i ofrojë 170 mijë funte në javë.

Por Madrid shpreson të ndryshojë mëndjen e Rooneyt para nënshkrimit të marrëveshjes dhe planifikon të bëjë të njëjtën gjë që bëri me Cristiano Ronaldon verën e kaluar, duke ofruar një shumë të majme parash, plot 60 milionë funte.
fittimm
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

La Liga 2009/10 Empty Guardiola: Nuk do të ketë përforcime në janar

Mesazh nga fittimm Tue Jan 05, 2010 4:30 pm

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ai nuk dëshiron të blejë asnjë lojtar të ri gjatë këtij afati kalimtar.

Së fundi mediat spanjolle shkruan se Guardiola ishte në kërkim të një mesfushori për të mbuluar dyshen Yaya Toure dhe Seydou Keita të cilët mungojnë për shkak të angazhimit në Kupën Afrikane të Kombeve.

“Nga ajo që e di është se ne nuk kemi planifikuar asgjë. Nuk është mirë të blesh lojtar vetëm për një muaj. Në mesfushë ne kemi disa opsione: Kam pesë mesfushorë të qendrës dhe lojtarë të tjerë rezervë. Për një muaj, preferoj t’i jap dikujt mundësinë”, ka thënë Guardiola./
fittimm
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

La Liga 2009/10 Empty Re: La Liga 2009/10

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi