futboll
www.acmilan-lajme.darkbb.com

gjithqka rreth Teknologjis

Shko poshtë

gjithqka rreth Teknologjis

Mesazh nga albi-g prej Mon Jan 04, 2010 5:38 pm

postoni per ''arritjen''e Teknologjis
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Priten më shumë sulme në Facebook

Mesazh nga albi-g prej Mon Jan 04, 2010 5:39 pm

Faqet online për shoqërim siç janë Facebook e Twitter mund të presin më shumë sulme nga cyber kriminelët, thuhet në raportin e kompanisë së sigurisë softuerike McAfee.
Gjithashtu, kjo kompani si caqe potenciale thekson edhe mekanizmat Adobe Reader e Flash, si dhe produktet e kompanisë Microsoft.

Kompania gjithashtu parashikon paraqitjen e një numri më të madh të trojanëve më të mençur e rrezikshëm të cilët “ndjekin paratë” si një trend të ri.

Derisa kur bëhet fjalë për shërbimin Twitter, pjesët më të rrezikuara të tij janë shërbimet për shkurtimin e adresave URL siç janë bit.ly e tinyurl.com.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Italia censuron faqet me torrente

Mesazh nga albi-g prej Mon Jan 04, 2010 5:39 pm

Pasi që diç më shumë se një vit më parë shfrytëzuesve të cilët kanë pasur qasje nëpërmes ofruesve të internetit ua ka ndaluar atë për faqen e Torrent Bay, Italia ka paralajmëruar planet e saj për bllokimin edhe të faqeve tjera me torrente.
Gjykata Supreme e Italisë ka vendosur që pronarët e të drejtave autoriale mund të shtyjnë ofruesit e shërbimeve të internetit t’u bllokojnë shfrytëzuesve qasjen në këto lloj faqesh, përfshirë edhe ato janë të regjistruara jashtë Italisë.
Autoritetet italiane besojnë se në këtë mënyrë shteti do të arrij që pjesërisht ta ndalojë piraterinë, si aktivitetin kriminal të cilin e konsideron më të shpërndarin në vend.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Samsung 14MP CL80

Mesazh nga albi-g prej Mon Jan 04, 2010 5:40 pm

Samsung ka paraqitur edhe një fotoaparat kulmor, atë CL80.
Këtë model e karakterizon sensori prej 14 megapikselash, stabilizimi optik i fotografisë si dhe ekrani 3.7 inçësh AMOLED i ndjeshëm në prekje.

Karakteristikat tjera përfshijnë edhe incizimin e video materialeve me 720p, qasja për kartela të memories microSD, lidhja USB 2.0 si dhe zoomi optik i shtatëfishtë.

Karakteristika e tij Instant Upload u mundëson përdoruesve që video-incizimet e tyre t’i ngarkojnë në shërbimet Facebook, Flickr, Photobox, Picasa si dhe YouTube.

Më shumë informata për këtë pajisje do të na ofrojë vet kompania Samsung e cila pritet të paraqes zyrtarisht këtë fotoaparat në panairin e elektronikës shpenzuese CES në mesin e muajit të ardhshëm.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Chrome bëhet shfletuesi i tretë

Mesazh nga fittimm prej Mon Jan 04, 2010 8:35 pm

Shfletuesit Chrome të kompanisë Google i janë nevojitur vetëm 16 muaj që nga vendi i tretë të largojë atë Safari të kompanisë Apple, derisa humbësi më i madh gjatë vitit të kaluar ka dalë të jetë shfletuesi Internet Explorer i kompanisë Microsoft.

Fundin e vitit që e lamë pas Chrome e ka pritur me pjesëmarrje prej 4.63 për qind, derisa për herë të parë qëkur kompania Net Applications mat këtë segment të tregut Apple Safari ka rënë në vendin e katërt, dhe atë me pjesëmarrje prej 4.46 për qind.

Chrome fitimin më të madh në përqindje gjatë të vitit të kaluar e ka pasur në muajin dhjetor, 0.7 për qind, dhe këtë para së gjithash për faktin se në këtë periudhë është paraqitur versioni i këtij shfletuesi për kompjuterët Linux e Mac.

Vendin e pestë të listës së shfletuesve më të popullarizuar e ka zënë Opera e cila në muajin dhjetor të vitit 2009 është shfrytëzuar nga 2.4 për qind të përdoruesve të përgjithshëm.

Dy vendet e para tanimë në mënyrë standarde janë rezervuar për Internet Explorer në vendin e parë dhe Firefox në të dytin.

Mozilla Firefox fundin e vitit e ka pritur në vendin e dytë të listës së shfletuesve me pjesëmarrje prej 24.6 për qind, derisa, përkundër humbjes së madhe vendin e parë ende e ka mbajtur Internet Explorer, i cili ende ka 62.7 për qind të shfrytëzuesve.
avatar
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disk ultra i shpejt me qasje USB 3.0

Mesazh nga fittimm prej Mon Jan 04, 2010 8:36 pm

Prodhuesi i memorieve A-DATA për fillimin e vitit 2010 ka paralajmëruar shitjen e diskut të fortë me qasje USB 3.0 në kompjuter.

A-DATA N002 është disk i fortë i bazuar në memorie flash që mundësonë performansa të jashtëzakonshme të leximit dhe shkrimit të dhënave. N002 do të regjistrojë të dhënat me shpejtësi prej 170 megabajt për sekond, derisa do t’i lexojë ato me shpejtësi prej 200 megabajt për sekond.

Veç nëpërmes protokollit USB 3.0, N002 me kompjuter do të lidhet edhe me qasjen SATA II si disk i fortë intern. Ata të cilët kanë frikë për kompatibilitetin e USB-së duhet të dinë se pajisjet USB 3.0 mund të lidhen edhe në kontrollorë USB 2.0, veçse do të punojnë me shpejtësi të përshtatura për standardin e vjetër.
avatar
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

iPhone më i popullarizuari në SHBA

Mesazh nga albi-g prej Tue Jan 05, 2010 2:45 pm

Sipas rezultateve të hulumtimit të tregjeve të kompanisë Nielsen, Apple iPhone si i vetëm është telefoni më i popullarizuar në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mirëpo kompanitë LG e Research In Motion (RIM) me modelet e tyre në mesin e dhjetë telefonave më të popullarizuar janë para Apple.
Në listën e dhjetë modeleve më të shitura në SHBA nga muaji janar deri në muajin tetor të këtij viti Apple është i treti me 4% të tregut, RIM e dyti me gjitshej 6.3%, e kryeson kompania LG modelet e të cilës mbajnë 6.4% të tregut të përgjithshëm të telefonave celularë në SHBA.

Mirëpo tregu i telefonave celularë është fragmentuar së tepërmi, respektivisht në dhjetë modelet udhëheqëse bien diç më shumë sesa 20 për qind e numrit të përgjithshëm të telefonave celularë të shitur. Kështu LG në përgjithësi është vetëm prodhuesi i tretë i telefonave celularë në SHBA, pas Samsung e Nokia.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vjen fotoaparati Samsung NX10

Mesazh nga albi-g prej Tue Jan 05, 2010 2:46 pm

Fotoaparati më i ri kompanisë Samsung me vete sjell sensor prej 14.6 megapikselash dhe objektivë që ndërrohen, mirëpo në dimensione kompakte.
Samsung ka paraqitur fotoaparatin me shenjën dalluese NX10. Ngjashëm sikur edhe tek fotoaparati nga Micro Four Thirds, edhe në këtë është integruar sensori i dimensioneve ë mëdha, derisa përdoren objektivët të cilët ndërrohen. Rezultat i kësaj janë dimensionet më kompakte sesa tek fotoaparatet SLR.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Toshiba mini NB305

Mesazh nga fittimm prej Tue Jan 05, 2010 4:37 pm

Trashëguesi i serisë së netbookëve NB205 të Toshibas është NB305 me procesor të ri Atom dhe disk më të madh.

Nëse netbookët 10-inçësh edhe më tutje u duken tërheqës, do të ju gëzojë lajmi se Toshiba si trashëgues të serisë së vet NB205 ka paraqitur modelin NB305, të përforcuar me procesor të ri dhe atë me Atom N450 të kompanisë Intel si dhe disk prej 250 gigabajt.

Bateria e re prej gjashtë qelish gjithashtu është diç më e lehtë dhe ofron autonomi pune prej 11 orësh, prandaj edhe masa e përgjithshme e këtij laptopi ka rënë në 1.18 kilogramë.

Netbooku vjen në dy versione, me tastierë më të avancuar dhe kualitative për të cilin çmimi në SHBA është 400 dollarë, derisa për versionin me tastierë më pak kualitative çmimi është 350 dollarë.
avatar
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Top Gear” testoi super-automjetin Lexus LFA

Mesazh nga fittimm prej Tue Jan 05, 2010 7:40 pm

Jozyrtarisht emisioni më i mirë automobilistik në botë, BBC “Top Gear” në sezonin e ri të tij po përballet me kritika të shumta për shkak të testeve jo aq serioze dhe përkushtimit të tepërt të kohës së tij për përmbajtjet argëtuese në vend që të merret me automjete.

Edhe pse emisioni i fundit i “Top Gear” sigurisht nuk do të zvogëlojë kritikat në drejtim të transmetuesit britanik BBC, duhet të pranohet se testimi i super-automjeti të parë të Lexus, atij LFA, ka goditur “në zemër” të problemit.

Në fakt, sikur edhe tek mediet e tjera të shumta e gazetarë, Hammond dhe ekipi i tij vështirë është pajtuar me faktin se automjeti i cili vjen nga një prodhues pa ndonjë trashëgimi sportive dhe i cili nuk është asgjë më i shpejtë sesa Ferrari 599 GTB, kushton pothuajse dyfish më shtrenjtë.

Se si e ka ndier veten Richard Hammond në timonin e modelit Lexus LFA dhe si është sjellë Lexus LFA në duart e Stigut në pistën e lagësht të “Top Gear”, shihni video materialin në vazhdim.
avatar
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: gjithqka rreth Teknologjis

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi