futboll
www.acmilan-lajme.darkbb.com

gjithqka per Life Style

Shko poshtë

gjithqka per Life Style

Mesazh nga fittimm prej Mon Jan 04, 2010 5:25 pm

postoni gjithqka lidhur me LifeStyle
avatar
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujve u lejohet të tradhtojnë?

Mesazh nga fittimm prej Mon Jan 04, 2010 5:26 pm

Tradhtia bashkëshortore është shenjë e martesës së shëndoshë- thotë psikologia franceze Maryse Vaillant.

Vaillant, në librin e saj të ri thotë se meshkujt nuk duhet të ndëshkohen nga gratë e tyre për faktin se kanë të dashura, por gratë duhet ta pranojnë tradhtinë si ‘një përvojë çliruese’.

Sipas të dhënave në librin “Meshkujt, femrat dhe besnikëria”, 40% e meshkujve francezë tradhtojnë gratë e tyre, dhe për këtë arsye Vaillant e konsideron tradhtinë si të pashmangshme.

Sipas psikologes, fajtor për tradhtinë është ‘funksionimi fizik’ i meshkujve të caktuar, të cilët vazhdojnë të jenë të dashuruar në gratë e tyre. Ndërsa Vaillant thotë se meshkujt që nuk i tradhtojnë gratë e tyre, kanë karakter të dobët.
avatar
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Moti, ajri dhe krimet ndikojnë në lumturinë e njerëzve

Mesazh nga fittimm prej Mon Jan 04, 2010 9:27 pm

Lumturia varet nga shumë faktorë- duke përfshi motin dhe financat. Një studim i ri tregon se amerikanët në pjesë të ndryshme të vendit nuk janë njësoj të lumtur dhe gjendja e tyre përcaktohet nga realitetet e jetës së përditshme siç janë temperatura e motit, kohë gjatësia për të shkuar në punë dhe niveli i taksave.

Sipas studimit, njujorkezët mund të duken të shkujdesur në përgjithësi, por në veçanti nuk janë të lumtur.

Në kontrast, banorët e Luizianës janë mjaft të kënaqur ndërsa amerikanët në pjesë të tjera të vendit janë aty midis - as të gëzuar dhe as të dëshpëruar.

Gjatë studimit, ekspertët krahasuan dy grupe të dhënash të grumbulluara me dy metoda të ndryshme anketimi. Sipas metodës së parë, njerëzve u kërkohej të përcaktonin sa të kënaqur ishin me jetën e tyre. Pastaj ekspertët shqyrtuan faktorët cilësorë të jetës, si p.sh. sasinë e reshjeve të shiut, nivelin e krimeve me dhunë, kohën që u duhej njerëzve për të shkuar në punë dhe shpenzimet në formë taksash për arsim dhe infrastrukturën rrugore.

Në fund doli se rezultatet nga këto metoda lidheshin me njëra tjetrën. Sipas të dhënave të studimit, botuar në revistën Science, njerëzit janë më të lumtur në shtetet ku cilësia e jetës është e lartë si në Luiziana, Havai dhe Alabama. Njujorkezët ishim më të palumturit, pasuar nga banorët e shteteve Konektikat, Kaliforni, dhe Miçigan.

Ekspertët thonë se këto nivele të lumturisë mund të ndryshojnë. Për shembull niveli i lumturisë në Luiziana ishte matur përpara se ky shtet të prekej nga uragani Katrina. Por në thelb, studimi tregoi se moti me diell, ajri i pastër dhe niveli i ulët i krimeve prodhon shtetas të lumtur.
avatar
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prindërit tolerantë dhe konsumimi i alkoolit te fëmijët

Mesazh nga albi-g prej Tue Jan 05, 2010 2:47 pm

Fëmijët, prindërit e të cilëve tolerojnë konsumimin e alkoolit në shtëpi, janë më të prirë që në të ardhmen të kenë probleme me konsumimin e alkoolit- thonë ekspertët britanikë.
Në bazë të rekomandimeve aktuale në Britani të Madhe, fëmijët nën moshën 15-vjeçare nuk guxojnë të pinë alkool, ndërsa fëmijët ndërmjet 15 dhe 17 vjeç, mund të konsumojnë pije alkoolike, por nën mbikëqyrje.

Mirëpo, sipas ligjit, prindërit dhe kujdestarët kanë të drejtë që në shtëpi t’u japin alkool, madje edhe fëmijëve nga mosha 5 vjeçare.

Llogaritet se në Angli, brenda një muaji dehen më shumë se 500.000 fëmijë të moshave ndërmjet 11 dhe 15 vjeç.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Martesa e mirë për shëndet, por vetëm aq sa zgjat

Mesazh nga albi-g prej Tue Jan 05, 2010 2:48 pm

Martesa i shërben shëndetit të njeriut, sepse zvogëlon rrezikun nga depresioni dhe vështirësitë tjera, mirëpo këto probleme janë të kthyeshme nga momenti kur martesa merr fund- tregojnë rezultatet e një hulumtimi ndërkombëtar.
“Puna jonë ka treguar se lidhja martesore i sjell shumë dobi shëndetit mendor, edhe të meshkujve edhe të femrave, mirëpo dhimbja dhe hutia që sjell përfundimi i lidhjes, i bën njerëzit më të prirë ndaj çrregullimeve mendore”, thotë psikologia Kate Scott nga Universiteti i Otagos në Zelandën e Re.

Studimi është bërë te 34.493 pjesëmarrës nga 15 vende, ndërsa bazohet në studimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi shëndetin mendor në botë, të zhvilluar në dhjetë vitet e fundit.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkollimi zvogëlon rrezikun për sulm në zemër

Mesazh nga albi-g prej Tue Jan 05, 2010 2:48 pm

Një hulumtim i ekspertëve suedezë nga Universiteti Sahlgrenska, sugjeron se shkalla më e lartë e shkollimit është e lidhur me prirjen më të vogël për infarkt të zemrës.
Në studimin e publikuar në revistën Heart, janë analizuar të dhënat e 12.000 personave të cilët kishin përjetuar infarkt të miokardit, dhe të 14.000 personave të shëndoshë, të cilët janë përfshirë në grupin e kontrollit.

Sipas një llogaritjeje, personat me shkallën më të ulët të edukimit kishin qenë, mesatarisht, për 31% më të rrezikuar që të zhvillojnë sulm në zemër.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Filmat pornografikë, frymëzim apo çmenduri

Mesazh nga fittimm prej Tue Jan 05, 2010 4:39 pm

Të dhënat e reja tregojnë se edhe meshkujt edhe femrat pëlqejnë të shikojnë filma pornografikë, të cilët nganjëherë iu ndihmojnë si frymëzim, mirëpo nuk është mirë të besohet në gjithçka që shihet në këto filma.

Është fakt se të dyja palët pëlqejnë të shikojnë dhe të provojnë atë që kanë parë në film që doemos i ka inspiruar. Mirëpo, nëse ende nuk e keni kuptuar- ndoshta ajo që keni parë në ekran nuk është pikërisht ashtu siç e keni parë, sepse për shumë skena nevojiten përsëritje dhe përshtatje.

Pozitat e ndryshme nganjëherë iu duken joshëse, mirëpo në fakt ato mund të jenë të rrejshme dhe të shkaktojnë dhimbje. P.sh. qëndrimi me take mbi partnerin jo vetëm se do t’ua prishë natën, por mund të shkaktojë lëndim shumë serioz trupor.

Ndërsa nga ana tjetër, goditja e lehtë në prapanicë, gërvishtjet e lehta me thonj, kafshimet e ndjeshme, apo shtypjet e forta- mund të jenë vërtetë inspiruese.

Sido që të jetë, para së gjithash, është mirë që të dy partnerët të pajtohen se dëshirojnë të eksperimentojnë diçka që kanë parë në film për të freskuar jetën e tyre seksuale, mirëpo duke mos harruar asnjëherë se jeta nuk është film dhe disa gjëra thjesht nuk mund të bëhen si në film, e sidomos si në një film pornografik. Prandaj ngadalë, dhe kënaquni të dytë.
avatar
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: gjithqka per Life Style

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi