futboll
www.acmilan-lajme.darkbb.com

Join the forum, it's quick and easy

futboll
www.acmilan-lajme.darkbb.com
futboll
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serie a 2009/10

3 posters

Shko poshtë

Serie a 2009/10 Empty Serie a 2009/10

Mesazh nga Albionz Sun Jan 03, 2010 1:02 pm

Postoni lajmet veq ma kryesore.

Kush poston lajme qe s'jan kryesore shum ,do te denohet.
Albionz
Albionz
Admin
Admin

Numri i postimeve : 88
Join date : 01/01/2010

https://futbollnr1.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serie a 2009/10 Empty Mancini dëshiron ta rikthejë Vieiran në Angli

Mesazh nga albi-g Sun Jan 03, 2010 6:13 pm

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është i gatshëm të sjellë në Angli mesfushorin e Interit, Patrick Vieira.
Mail on Sunday shkruan se Mancini është i etur të ripërtërijë lidhjen e tij me Vieiran, të cilin e kishte menaxhuar edhe te Interi dhe me të cilin fitoi dy tituj në Serie A.

Vieira, i cili do të mbushë 34 vjet në qershur, është i etur të luajë për Francën në Kupën Botërore dhe vazhdimisht lidhet me një rikthim në Ligën Premier, ku më favorit kanë qenë Tottenham dhe ish-klubi i tij, Arsenal.

Por burime nga Italia kanë thënë se Mancini është afër për të sjellë francezin në Angli, së pari në formë huazimi me mundësi të transferimit të përhershëm.
albi-g
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serie a 2009/10 Empty Cassano më afër Milanit se Interit

Mesazh nga albi-g Sun Jan 03, 2010 6:15 pm

Dy rivalët e qytetit Milani dhe Interi raportohet se janë duke kërkuar sulmuesin e Sampdorias, Antonio Cassano.
Corriere dello Sport shkruan se Milan ka ringjallur interesimin për Cassanon, pasi bëri përpjekje të marrë shërbmet e tij gjatë verës. Kualitetet e Cassanos shihen si një mbulesë ideale për Ronaldinhon dhe Alexandre Pato.

Interi tashmë një kohë të gjatë ka qenë në ndjekje të Cassano, por një marrëveshje e menjëhershme me Goran Pandev mund të largojë vëmendjen nga ish-lojtari i Romës.
albi-g
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serie a 2009/10 Empty Genoa dëshiron Rafa Marquez

Mesazh nga fittimm Sun Jan 03, 2010 7:08 pm

Klubi i Serie A, Genoa, raportohet se është duke kërkuar mbrojtësin e Barcelonës, Rafa Marquez.

Gazzetta dello Sport shkruan se presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, është i gatshëm të transferojë meksikanin gjatë këtij muaji.

Preziosi tashmë ka raporte të mira me klubin spanjoll pasi kishte transferuar Thiago Motta dhe po ashtu Diego Milito, dhe tash shpreson ta bindë Marquez për t’u zhvendosur në Itali

Genoa po ashtu është duke kërkuar të huazojë anësorin e ri të Barcelonës, Jeffren./
fittimm
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serie a 2009/10 Empty Buffon: Një vit fitoresh për Juven

Mesazh nga fittimm Sun Jan 03, 2010 7:09 pm

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se ka ardhur koha që bardhezinjtë të ‘zgjohen’ dhe t’i japin fund formës së dobët që treguan në fund të vitit që shkoi.

Zonja e Vjetër u eliminua nga Liga e Kampionëve, ndërsa ka pësuar pesë humbje në gjashtë ndeshjet e fundit, që është shumë për një skuadër, e cila në fillim pretendonte titullin.

“Kam vërejtur përqendrim të madh dhe përkushtim në kamp (stërvitor). Vërtet shpresoj që paraqitjet tona të fundit të vitit 2009, të mbeten vetëm si kujtesë e keqe. Duhet të kthehemi sërish në të qenit Juve i vërtetë”.

“Kemi pjesën e mbetur të sezonit, pastaj do të vijë Kupa e Italisë, pastaj Europa League në shkurt. Duhet të shkojmë deri në fund në të gjitha garat”, ka thënë Gigi për faqen zyrtare të klubit.
fittimm
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serie a 2009/10 Empty Mourinho shënjestron Gerrardin

Mesazh nga fittimm Sun Jan 03, 2010 8:23 pm

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, do të jetë cak i një ofertë prej 40 milionë funtesh që planifikon të bëjë trajneri i Interit, Jose Mourinho.

Dihet se portugezi është një admirues i mesfushorit anglez, ndërsa Daily Star Sunday njofton se ai do të provojë ta joshë lojtarin drejt Giuseppe Meazzas.

Mourinho beson se disa nga yjet e Liverpoolit mund të largohen nga Anfield, sidomos nëse Të Kuqtë nuk sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Ndërsa njëri nga ata që mund të largohet është edhe simboli i klubit, Steven Gerrard.
fittimm
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serie a 2009/10 Empty Milani ofron Huntelaarin dhe €25m për Dzekon

Mesazh nga fittimm Mon Jan 04, 2010 8:30 pm

Rossonerët janë të gatshëm t’i ofrojnë Wolfsburgut 25 milionë euro dhe shërbimet e sulmuesit holandez Klaas-Jan Huntelaar, për ta transferuar boshnjakun Edin Dzeko.

Sipas L'Equipe, Milani ka filluar bisedimet me kampionin gjerman dhe është i gatshëm të investojë për të sjellë Dzekon në San Siro.

Kuqezinjtë janë në kërkim të boshnjakut që nga vera që shkoi, ndërsa duket se tash janë më të vendosur se kurrë për të përforcuar sulmin.
fittimm
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serie a 2009/10 Empty Pirlo kishte menduar për largim

Mesazh nga fittimm Mon Jan 04, 2010 8:32 pm

Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, është i bindur se ai ka marrë vendimin e duhur të mos ndjekë ish-trajnerin e tij, Carlo Ancelotti, te Chelsea edhe pse kishte menduar të bëjë një hap të tillë.

Pirlo ishte afër transferimit në Stamford Bridge gjatë verës para se të vendoste t’i qëndrojë besnik Milanit dhe trajnerit të ri Leonardo.

“A pendohem që nuk e kam ndjekur Ancelottin te Chelsea? Kur merrni një vendim, është e patjetërsueshme të shohësh përtej. Së pari, doja t’i bashkohem Ancelottit, ishte e çuditshme të mos e shoh atë në dhomën e zhveshjes. Por pastaj mësohesh me situatën. Leonardo po ia del mirë dhe ne jemi me të. Nuk ka nostalgji”.

“A mund ta mbyll karrierën në Milan? Shpresoj kështu. Dhe kam kontratë deri në vitin 2011 dhe shpresoj të mbetem përtej kësaj”, ka thënë Pirlo.
fittimm
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serie a 2009/10 Empty Pandev i ngazëllyer me rikthimin në Inter

Mesazh nga albi-g Tue Jan 05, 2010 2:43 pm

Përforcimi i ri i Interit, Goran Pandev, është shprehur i ngazëllyer me transferimin te Inter dhe thotë se është i gatshëm të luajë që në ndeshjen e radhës kundër Chievos.
Maqedonasi arriti në Serie A në vitin 2001 si lojtar i Interit, por u huazua së pari te Spezia dhe pastaj te Ancona, para se të transferohej te Lazio në vitin 2004 ku ka shkëlqyer gjatë pesë sezoneve të fundit.

“Jam vërtet, vërtet i lumtur. Ëndërr e imja ishte të qëndroja në Inter, por gjërat shkuan më ndryshe. Tash jam rikthyer dhe ky është një fund i lumtur. Shpresoj se do t’u rikthehem fitoreve me Interin”.

“Në disa ditët e ardhshëm kam qenë në stërvitje në vendin tim, derisa në dy muajt e kaluara kam vazhduar të ruaj formën në Lazio. Jose Mourinho do të vendosë nëse do të luaj ose jo, por unë jam i gatshëm”, ka thënë Pandev.
albi-g
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serie a 2009/10 Empty Pato: Dua të bëhem më i miri në botë

Mesazh nga fittimm Tue Jan 05, 2010 4:27 pm

Ylli i ri i Milanit, Alexandre Pato, thotë se ai dëshiron të fitojë gjithçka me fanellën kuqezi dhe të bëhet futbollisti më i mirë në botë.
Mediat spekuluan se Florentino Peres do të bëjë përpjekje për të transferuar brazilianin në Real Madrid dhe se mbretërit do të bëjnë një mega ofertë për shërbimet e sulmuesit në fund të sezonit.

Por, ylli i rosonerëve ka dërguar një porosi te Real Madridi që mos mundohet ta transferojë atë, pasi ai dëshiron të fitojë gjithçka me fanellën e Milanit.

“Dua të fitoj gjithçka me Milanin dhe të bëhem futbollisti më mirë në botë. Nëse dua të luaj në krah të Kaka? Sigurisht, por vetëm këtu në Milan? A do të bëhem kapiten i Milanit? Do të shohim”, ka thënë Pato
fittimm
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serie a 2009/10 Empty Bogdani do të qëndrojë te Chievo

Mesazh nga fittimm Tue Jan 05, 2010 4:29 pm

Drejtori sportiv i Chievos, Giovanni Sartori, ka deklaruar se Erjon Bogdani nuk do të largohet në drejtim të Catanias.

Sulmuesi shqiptar ishte pranë kalimit te sicilianët, mirëpo pas takimit që ka pasur agjenti i tij, Sokol Haxhia, me Sartorin, ky i fundit ka thënë për itasportpress.it se së paku deri në fund të sezonit, Bogdani do ta mbajë fanellën e skuadrës nga Verona.

“Bogdani nuk do të largohet nga Verona. Së paku deri në fund të sezonit”, ka thënë Sartori.
fittimm
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serie a 2009/10 Empty Ferrara nuk ndikohet nga spekulimet

Mesazh nga fittimm Tue Jan 05, 2010 8:16 pm

Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, i ka thënë shtypit se nuk ndikohet nga spekulimet e vazhdueshme në lidhje me postin e trajnerit të bardhezinjve.

“Gjithmonë kam qenë i afërt me klubin, përkundër rezultateve negative”.

“Është normale për një klub që të analizojë punën e trajnerit, kjo nuk më pengon”.

“E di se trajneri gjykohet në bazë të rezultateve”, ka thënë Ferrara për Il Corriere dello Sport, duke shtuar se nuk i interesojnë emrat e trajnerëve që qarkullojnë si zëvendësues të mundshëm të tij.
fittimm
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serie a 2009/10 Empty Re: Serie a 2009/10

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi