futboll
www.acmilan-lajme.darkbb.com

Gjithqka Vip

Shko poshtë

Gjithqka Vip

Mesazh nga Albionz prej Sat Jan 02, 2010 3:01 pm

Flisni gjithqka lidhur me VIP


Edituar për herë të fundit nga Albionz në Sat Jan 02, 2010 3:02 pm, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Albionz
Admin
Admin

Numri i postimeve : 88
Join date : 01/01/2010

http://futbollnr1.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjithqka Vip

Mesazh nga Albionz prej Sat Jan 02, 2010 3:02 pm

U2 kryeson me numrin e biletave të shitura

Bendi “U2” është shpallur si grupi me turneun më të popullarizuar në Amerikën Veriore gjatë vitit që lamë pas.
Rokerët irlandezë filluan turneun e tyre “360” në shtator duke mbajtur 20 koncerte, ndërsa pjesa më e madhe e koncerteve do të mbahen gjatë këtij viti.

Kështu, sipas një liste të publikuar nga Pollstar, U2 ka fituar 123 milionë dollarë me shitjen e biletave, ndërsa në vend të dytë është renditur Bruce Springsteen me grupin “E Street Band” që gjatë turneut të tyre kanë fituar 94.5 milionë dollarë me shitjen e biletave.

Top-pesëshin e mbyllin Sir Elton John, Britney Spears dhe AC/DC, ndërsa në top-dhjetësh përfshihen edhe Kenny Chesney, “Jonas Brothers” dhe Miley Cyrus.


avatar
Albionz
Admin
Admin

Numri i postimeve : 88
Join date : 01/01/2010

http://futbollnr1.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rihanna: Dua të dal me Marvin

Mesazh nga albi-g prej Sat Jan 02, 2010 7:59 pm

Rihanna ka konfirmuar se ajo është e joshur nga ylli i ‘JLS’, Marvin Humes, duke i dërguar porosi atij ta ftojë atë për të dalë.
Këngëtarja e “Russian Roulette” nxiti thashetheme se pëlqen Humes më herët gjatë muajit kur u tha se ishte fanse e anëtarit të bendit, por tash ajo e ka bërë publike këtë.

“Nëse nuk mund të gjesh një vajzë të këndshme angleze, atëherë ndoshta është mirë ta kthesh ujin në anën tjetër. Marvin është super i këndshëm, ashtu që ai mund të më ftojë të dalim kur të vij sërish në Londër”, ka thënë Rihanna.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perry i blen të dashurit veturë

Mesazh nga albi-g prej Sat Jan 02, 2010 9:34 pm

Këngëtarja Katy Perry i ka blerë të dashurit të saj, aktorit Russell Brand, një Range Rover, bëjnë të ditur mediat angleze.
Krijuesja e hitit “I Kissed A Girl”, e cila u raportua se është fejuar me Brand javën e kaluar, besohet se e ka qerasur atë me veturë dhe kurs të vozitjes si dhuratë për fejesë.

“Katy i ka thënë Russell, ‘Tash që kam shtëpi, do të kalosh shumë kohë në Los Angeles’,”, ka thënë burimi duke pohuar se për të lëvizur më lirshëm në qytet ajo ia ka blerë një Range Rover.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gaxha: Nuk bëj muzikë komerciale

Mesazh nga fittimm prej Sun Jan 03, 2010 7:16 pm

Këngëtari i njohur nga Maqedonia, Adrian Gaxha, ka thënë se së shpejti do të nxjerrë albumin e ri, i cili do të përmbajë 17 këngë- kryesisht të zhanrit RNB dhe pop.

“Ajo që më preokupon tërë kohën është albumi i ri, që posedon 17 këngë dhe kryesisht të zhanrit RNB dhe pop”, është shprehur Gaxha në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA.

Këngëtari i hitit “Më mungon” nuk e konsideron muzikën e tij komerciale, por thotë se mundohet që të krijojë një baraspeshë që të gjithë të dëgjojnë krijimet e tij.

“Albumi im fundit mundem të them lirisht se 90 për qind prej këngëve nuk janë komerciale, por mundem të bëj balancë që të dëgjojnë të gjitha moshat, pa marrë parasysh pleq e të rinj. Në këtë album kam një duet me Ramadan Krasniqin – Danin që titullohet ‘Si kjo Raki’ është një këngë shumë e mirë dhe u prit shumë mirë nga publiku. Pra fokusohem në këngë që dëgjohen dhe kanë një vijë melodike të bazuar në diçka tërheqëse dhe profesionale”, shton këngëtari.
avatar
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gruaja e Charlie Sheen e etur të divorcohet

Mesazh nga fittimm prej Sun Jan 03, 2010 7:17 pm

Gruaja e Charlie Sheen dëshiron të divorcohet tashmë ‘së paku dy muaj’, bëjnë të ditur burime të afërta me aktorin.

Brooke Mueller, e cila kishte sulmuar aktorin e filmit “Two and a Half Men” në ditën e Krishtlindjes, duket se i ka dhënë fund martesës së tyre.

“Brooke ka dashur divorc për së paku dy muaj, por ajo ka pritur derisa Charlie të nënshkruajë kontratë të re. Ata do të rikthehen së bashku përkohësisht por kjo do të përfundojë me divorc”, ka thënë burimi.

Charlie dhe Brooke kanë dy fëmijë së bashku, binjakët Bob dhe Max, të lindur në mars të vitit të kaluar (2009)./
avatar
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pattinson mashkulli i veshur më së miri

Mesazh nga fittimm prej Mon Jan 04, 2010 5:23 pm

Robert Pattinson është votuar si mashkulli i famshëm i veshur më së miri nga revista e modës GQ.

Zemërthyesi i filmave “Twilight” ka kryesuar listën e edicionit britanik të revistës, duke mposhtur anëtarët e grupit Take That (Gary Barlow, Mark Owen, Howard Donald dhe Jason Orange), të cilët u renditën në pozitën e dytë, dhe yllin e ‘Arctic Monkeys’, Alex Turner, që doli i treti.

Kryeministri britanik Gordon Brown është emëruar fytyra e famshme e veshur më së keqi, me komikun Russell Brand dhe liderin francez Nicolas Sarkozy që kanë mbyllur top treshin e ‘tmerrit’ në modë./
avatar
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albumi i ri i Lady Gaga me muzikë ndryshe

Mesazh nga albi-g prej Mon Jan 04, 2010 5:28 pm

Lady GaGa shkruan se albumi i saj i ri do të jetë befasi në mesin e fansave të saj.
Krijuesja e hitit “Poker Face”, ka thënë për MTV se kur ta lansojë albumin e saj të ardhshëm, ai do të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo që njerëzit janë mësuar të dëgjojnë.

“Do të filloj të realizoj muzikën e re... kjo është e bukura e të shkruarit të muzikës tuaj, nuk duhet të mbështeteni në autorë të muzikës dhe producentë të realizojnë këngë për ju. Andaj do të realizoj një album të ri dhe do të sjell ide të reja”, ka thënë GaGa.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Timberlake personaliteti më bamirës

Mesazh nga albi-g prej Mon Jan 04, 2010 5:29 pm

Këngëtari i muzikës pop Justin Timberlake është vlerësuar si ylli më bamirës i vitit 2009, pasi që ndihma e tij ndaj fëmijëve të sëmurë gjatë vitit që shkoi llogaritet të jetë afër 10 milionë dollarë.
Timberlake është emëruar si personaliteti i famshëm me ndikim më të madh në çështjet bamirëse, nga një hulumtim i realizuar nga faqja amerikane The Daily Beast.

Këngëtari ka grumbulluar 9.198,072 dollarë të cilat ia ka dhënë rrjetit të spitaleve të fëmijëve, Shriners Hospitals.

Në vend të dytë në listë erdhi Madonna që ka grumbulluar 5.501.835 dollarë për fondacionin e saj Raising Malawi, ndërsa vendin e tretë e zuri Pamela Anderson që ka grumbulluar 4.806.750 për organizatën për të drejtat e kafshëve, PETA.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ivanova: Wood fajtor për tentativat për vetëvrasje

Mesazh nga albi-g prej Mon Jan 04, 2010 5:30 pm

Ish-e dashura e Ronnie Wood, Ekaterina Ivanova, e ka akuzuar kitaristin e grupit "Rolling Stones" se ka bërë që ajo të mendojë për vetëvrasje.
Rusja 21-vjeçare e ka akuzuar rokerin veteran se është fajtor për dy tentativat e saj për vetëvrasje, në Londër dhe në Paris, kur ajo kishte provuar ta varte veten.
Kjo është arsyeja që ajo kurrë më nuk do të ribashkohet me Wood. “Nuk ka shanse që ndonjëherë të rikthehem te Ronnie”, citohet Ivanova nga The Sun.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aniston: Pitt nuk është i lumtur me Jolien

Mesazh nga fittimm prej Mon Jan 04, 2010 9:25 pm

Jennifer Aniston mendon se lidhja e Brad Pittit dhe Angelina Joliet është false dhe është një mashtrim.

Ish-aktorja e serialit “Friends”, e cila u shkurorëzua nga Pitt në vitin 2005, është e bindur se ish-burri i saj po manipulohet nga Jolie.

“Jen nuk mund të mashtrohet nga sjellja e Bradit dhe Angelinas... Në fakt, secili që e njeh mirë Bradin mund të kuptojë sesa i palumtur që është ai, ndërsa Jen mund ta kuptojë më mirë se kushdo tjetër këtë gjë”, ka thënë një burim për tabloidin National Enquirer.
avatar
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Warren Beatty ka fjetur me 12.775

Mesazh nga albi-g prej Tue Jan 05, 2010 2:50 pm

Në bazë të asaj që shkruhet në një libër të ri mbi jetën e tij- aktori Warren Beatty ka fjetur me 12.775 femra brenda 35 viteve.
Thuhet se ylli hollivudian, i cili u martua me aktoren Annette Bening në vitin 1992, ka ndërruar nga një partnere çdo ditë për tri dekada e gjysmë sa ka qenë beqar.

Sipas një biografie të shkruar nga Peter Biskind me titull “Star: How Warren Beatty Seduced America”, Beatty ka humbur virgjërinë në moshën 20-vjeçare dhe që atëherë ka joshur mijëra femra.

Në të kaluarën, aktori 72-vjeçar, mes tjerash, ka qenë në lidhje edhe me Jane Fonda, Julie Christie, Natalie Wood, Diane Keaton, Madonna etj.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Williams fejohet me Field?

Mesazh nga albi-g prej Tue Jan 05, 2010 2:51 pm

Robbie Williams mund të jetë në prag të martesës, pasi raportohet se i ka propozuar të dashurës së tij Ayda Field.
35-vjeçari nxiti spekulimet për martesë edhe në muajin nëntor kur i propozoi aktores gjatë një emisioni televiziv, por pastaj mohoi duke thënë se ishte vetëm një shaka.

Por këngëtari britanik thuhet se i ka propozuar edhe një herë të dashurës së tij në fund të vitit që lamë prapa, kësaj here pa shaka.

“Ai nuk mund të priste, është si një qen i padurueshëm. Ai dëshironte të presë deri në mesnatën e Vitit të Ri për t’ia bërë pyetjen, por nuk mundi ta mbajë. Ai i propozoi që të martën (29 dhjetor)”, ka thënë burimi për The Sun.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Chris Brown me të dashur të re?

Mesazh nga fittimm prej Tue Jan 05, 2010 4:41 pm

Reperi Chris Brown raportohet se është parë me një të dashur të re në krahët e tij.

Ylli i muzikës supozohet se kishte kaluar një mbrëmje me modelen 26-vjeçare Jessica Marquez në një klub në Florida.

Sipas Daily Star, dyshja ishin shumë të afërt dhe vazhdimisht ledhatoheshin gjatë mbrëmjes së kaluar në 400 Club në Miami Beach.

Gushtin e kaluar Brown u dënua me pesë vite lirimi me kusht, gjashtë muaj punë për komunitetin dhe një vit këshilla për dhunën, pasi sulmoi të dashurën e tij Rihanna
avatar
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Martohet aktori Vince Vaughn

Mesazh nga fittimm prej Tue Jan 05, 2010 4:42 pm

Vince Vaughn ka filluar Vitin e Ri si një burrë i martuar, pasi aktori ka lidhur kurorë me të dashurën e tij kanadeze Kyla Weber gjatë të shtunës.

Dyshja kishin ftuar miqtë dhe familjarët më të afërt në ceremoninë e ngushtë në Chicago, Illinois, ka thënë zëdhënësi i Vaughn për People.

Një mik i dyshes ka thënë për ueb faqen: “Ata nuk mund të jenë më të lumtur se tash”.

Vaughn filloi lidhjen me 31-vjeçaren gjatë verës së vitit 2008 dhe i propozoi asaj në Ditën e Shën Valentinit të Vitit të kaluar./
avatar
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Boyle: Jam duke kërkuar dashurinë

Mesazh nga fittimm prej Tue Jan 05, 2010 7:44 pm

Këngëtarja skoceze Susan Boyle ka deklaruar se ajo është në kërkim të dashurisë.

Pasi ka arritur sukses në të dyja anët e Atlantikut me albumin e saj debutues “I Dreamed A Dream”, që theu rekordet e vitit të kaluar, finalistja e shout “Britain's Got Talent” ka thënë se ajo ka një ambicie të re për 12 muajt e ardhshëm.

“Tash ëndërroj për një mashkull të përkryer. Femrat vetëm kanë nevojë për sigurinë e një mashkulli të këndshëm, dikë që të ju dojë”, ka thënë Boyle.

48-vjeçarja ka bërë shaka duke thënë se tashmë ua ka vënë syrin dy meshkujve.

“Simon Cowell e di se unë kam një pikë të dobët për të. Oh, më pëlqen Piers Morgan po ashtu, ai dhe Simon janë llojet e meshkujve që i pëlqej”, ka thënë këngëtarja./
avatar
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjithqka Vip

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi