futboll
www.acmilan-lajme.darkbb.com

Fun - Argetim

Shko poshtë

Fun - Argetim

Mesazh nga Albionz prej Sat Jan 02, 2010 12:01 am

Postoni lajmet me te reja te Fun-Argetim
avatar
Albionz
Admin
Admin

Numri i postimeve : 88
Join date : 01/01/2010

http://futbollnr1.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fun - Argetim

Mesazh nga Albionz prej Sat Jan 02, 2010 3:00 pm

Gjarpri shpëton familjen nga zjarri

Një kinez i cili kishte kuruar një gjarpër të zi – pohon se ky gjarpër ka shpëtuar familjen e tij nga zjarri që e kishte kapluar shtëpinë.
Yu Feng, nga Fushun i provincës Liaoning, e kishte gjetur këtë gjarpër në malet jo larg shtëpisë së tij. Gjarpri ishte i sëmurë dhe ai e kishte kuruar me mjekësi natyrore, që e kishte ngjallur atë pas 20 ditësh.

Feng e kishte kthyer gjarprin në male, mirëpo në mëngjes ai e kishte gjetur atë sërish para shtëpisë së tij. Ai ishte përpjekur të dërgonte në male edhe dy herë të tjera, mirëpo sa herë e çonte në pyll gjarpri kthehej në shtëpinë e tij.

Njerëzit filluan të më thoshin se gjarpri është kthyer për të më falënderuar për bujarinë e treguar. Kështu Feng e pagëzoi gjarprin me emrin Long Long dhe e shndërroi atë në kafshë shtëpiake.

Ai thotë se ky gjarpër e ka shpëtuar tërë familjen e tij nga zjarri. ‘Isha duke fjetur dhe përnjëherë ndjeva diçka të ftohtë në fytyrën time. I hapa sytë dhe pashë Long Longun. Ai kur nuk më kishte zgjuar, mirëpo atë natë ishte i vendosur të më zgjonte. Kur vazhdova gjumin, gjarpri papritur filloi të tërhiqte mbulesën time dhe në këtë mënyrë më kthjelli. Kur u zgjova pashë se zjarri kishte kapluar një pjesë të shtëpisë – fare pranë shtratit të nënës time”.

“Unë u zgjova e shova zjarrin dhe kështu shpëtova shtëpinë dhe familjen time”, kujton ato momente Feng.

Sidoqoftë, ekspertët lokalë të reptilëve nuk japin përkufizime se gjarpërinjtë mund të posedojnë një inteligjencë të tillë – mirëpo Yu është i bindur se Long Long bën përjashtim në këtë rregull – dhe se ai e kishte shpëtuar familjen e tij.
avatar
Albionz
Admin
Admin

Numri i postimeve : 88
Join date : 01/01/2010

http://futbollnr1.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Britaniku humb 293 kg peshe

Mesazh nga albi-g prej Sat Jan 02, 2010 3:38 pm

Fjala dobësim nuk është gjithaq e përshtatshme për britanikun Colin Corfield, i cili ka arritur të humbë hiç më pak se 293 kilogramë - dhe nga një person gati i palëvizshëm është shndërruar në një djalosh goxha të pashëm dhe atraktiv.
Duke u ushqyer me ushqim jo të shëndoshë dhe duke pirë sasi të mëdha të birrës, Corfield kishte arritur peshën prej 380 kg – dhe kështu ishte bërë i palëvizshëm.

Mirëpo, pas operimit dhe zvogëlimit të lukthit, si dhe largimit të lëkurës së tepërt – britaniku tash bën një jetë të shëndoshë dhe aktive. Pesha momentale e tij është rreth 97 kg – ndërsa Corfield tash kujdeset për sasinë e ushqimit që fut në organizimin e tij.
Corfield ka thënë se ende ka telashe shëndetësore për shkak se me vite të tëra ishte i palëvizshëm, Operimi i lukthit i ka kushtuar 35.000 euro, të cilat i ka siguruar e ëma e tij, që e kishte shitur shtëpinë e saj, për të ndihmuar të birit.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skoci, një dele shitet më shtrenjtë se një Ferrari

Mesazh nga albi-g prej Sat Jan 02, 2010 3:39 pm

Quhet “Deveronvale Perfection” (Perfeksioni i Devrionvales) dhe tashmë ka thyer rekordin e deles më të shtrenjtë në botë. Është tetë muajsh dhe në ankandin e Lanark, në Skoci, u shit për 231 mijë funte.
Dashi i racës do të shërbejë kryesisht për riprodhim. Në këtë mënyrë, pronari i tij i ri, Jimmy Douglas, një fermer i zonës, thotë se shpejt do të fitojë më shumë nga sa investoi për dashin. Motivi i një shifre të tillë astronomike ishte para së gjithash konstrukti solid i deles, gjë që e gjejmë të theksuar në gjedhët angleze.

Duke fërkuar duart, ish-pronari i saj i vjetër, Graham Morrison, duke dalë nga mjediset e ankandit, tha: “Nuk do ta kisha besuar ndonjëherë se do të kishte arritur këtë çmim të pabesueshëm shitjeje”.

Delja që deri dje mburrej me titullin e “më të shtrenjtës në botë” ka vdekur kohët e fundit në Britani. Dashi me emrin “Tophill Joe” jo vetëm që ishte shumë i shtrenjtë, por dhe shumë fertil: ai në total ka gjeneruar më shumë se 1000 qengja, si në mënyra natyrale, edhe laboratorike, vlera e të cilëve e marrë së bashku arrinte në 1 milion euro.

“Tophill Joe” ishte blerë rreth gjashtë vjet më parë në një konferencë agrare për shumën 150 000 eurove.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prifti fiton 100.000 dollarë në bixhoz

Mesazh nga albi-g prej Sat Jan 02, 2010 4:38 pm

Lojërat e fatit nuk janë veprimtari të cilën kisha ua rekomandon besimtarëve të saj, megjithatë, një prift nga Karolina e Jugut ka arritur të fitojë një shumë goxha të majme parash duke luajtur poker.
Pasi për pak nuk kishte arritur të fitonte preminë kryesore prej 1 milion dollarësh, prifti Andrew Trapp prapë se prapë nuk kishte dalë duarbosh nga turneu i pokerit, pasi ka fituar 100 mijë dollarë.

Sidoqoftë, prifti ka vendosur të tregohet zemërgjerë dhe shumën e fituar në bixhoz ka vendosur të dhurojë për qëllime humanitare, respektivisht për ndërtimin e kishës së re.

Trapp ka thënë se është lajmëruar në këtë turnir për të ndihmuar ndërtimin e kishës St.Michael, ndërtimi i së cilës pritet të kushtojë 5.5 milionë dollarë
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fun - Argetim

Mesazh nga Albionz prej Sat Jan 02, 2010 7:04 pm

Arrestohet 600 herë brenda 10 vjetëve

Një meksikan me prirje për t’u dehur dhe për ta prishur qetësinë publike, është mysafir i rregullt burgjeve – sepse aty e kalon natën së paku një herë në javë.
Meksikani, 56-vjeçar nga qyteti Matamoros, është arrestuar hiç më pak se 600 herë në 10 vjetët e fundit, bën të ditur gazeta “Reforma”.

Që nga viti 2000, ky person merret me shitjen e ëmbëlsirave, ndërsa ka ndodhur që edhe vetë të lajmërohet vullnetar për burg – për të mos e prishur kështu qetësinë publike.

“Njëherë e kemi gjetur të bërë tapë në lagjen Capilla, dhe e morëm me vete për të mos e shkelur ndonjë veturë – ndërsa ai vetë kishte kërkuar ta arrestonim”, ka thënë një polic.

Përkundër kësaj, ky person është goditur nga veturat e ndryshme 16 herë, ndërsa është plaçkitur së paku 9 herë.

Policët shpesh herë e dërgojnë atë në shtëpinë e tij – ndërsa kur përfundon në burg – ai mbetet aty derisa të vuajë dënimin e plotë, prej tre ditësh – sepse nuk dëshiron ta paguajë dënimin për të dalë para kohe.

Sipas një përllogaritjeje të kësaj gazete, po t’i kishte paguar të gjitha këto dënime, ky meksikan do të ishte më i varfër për 27.690 dollarë.



avatar
Albionz
Admin
Admin

Numri i postimeve : 88
Join date : 01/01/2010

http://futbollnr1.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fun - Argetim

Mesazh nga Albionz prej Sat Jan 02, 2010 7:05 pm

I propozon martesë gjatë parashikimit të motit

Moderatorja Kim Perez nga televizioni amerikan Wheather Channel, as në ëndërr nuk e kishte parë që i dashuri i saj do t’i ofronte martesë para gjithë kombit, dhe atë në emisionin e saj live.
Perez sapo kishte filluar të tregonte për të reshura në Floridën Jugore – kur i dashuri i saj, polici Marty Cunningham i ofroi martesë para kamerave.

Marty ra në gjunjë para Kimit të befasuar, duke i thënë asaj se dëshiron që pjesën e mbetur të jetës së tij ta kalojë me të.

Fatmirësisht, moderatorja e ka pranuar ofertën e tij me lot dhe buzëqeshje – ndërsa shikuesit patën mundësi të jenë dëshmitarë të përfaqësimit dhe puthjeve të tyre.
avatar
Albionz
Admin
Admin

Numri i postimeve : 88
Join date : 01/01/2010

http://futbollnr1.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cigarja ndal trenin më të shpejtë

Mesazh nga albi-g prej Sat Jan 02, 2010 9:07 pm

Treni më i shpejtë është ndalur për dy orë e gjysmë, vetëm shtatë ditë pasi është lëshuar në qarkullim, për shkak të mosrespektimit të ndalimit të pirjes së duhanit.
Treni është ndalur në jug të Kinës, pasi ishte aktivizuar alarmi i cigares së ndezur, e cila kështu kishte vonuar udhëtimin prej 1.100 km, nga qyteti Guangzu deri në Vuhan.

Kontrollorët e trenit të shpejtë nuk kishin mundur të gjenin duhanpirësin e papërgjegjshëm, i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes para se të aktivizohej alarmi, bën të ditur agjencia Xinhua.

Zëdhënësi i hekurudhave ka thënë se pirja e duhanit është rreptësishtë e ndaluar në këtë tren, madje edhe në tualete të tij, sepse mund të aktivizojë alarmin dhe kështu të shkaktojë prishje në pajisje.

Treni më i shpejtë në botë udhëton me një shpejtësi prej 350 km në orë.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fun - Argetim

Mesazh nga Albionz prej Sat Jan 02, 2010 9:29 pm

albi-g shkruajti:Treni më i shpejtë është ndalur për dy orë e gjysmë, vetëm shtatë ditë pasi është lëshuar në qarkullim, për shkak të mosrespektimit të ndalimit të pirjes së duhanit.
Treni është ndalur në jug të Kinës, pasi ishte aktivizuar alarmi i cigares së ndezur, e cila kështu kishte vonuar udhëtimin prej 1.100 km, nga qyteti Guangzu deri në Vuhan.

Kontrollorët e trenit të shpejtë nuk kishin mundur të gjenin duhanpirësin e papërgjegjshëm, i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes para se të aktivizohej alarmi, bën të ditur agjencia Xinhua.

Zëdhënësi i hekurudhave ka thënë se pirja e duhanit është rreptësishtë e ndaluar në këtë tren, madje edhe në tualete të tij, sepse mund të aktivizojë alarmin dhe kështu të shkaktojë prishje në pajisje.

Treni më i shpejtë në botë udhëton me një shpejtësi prej 350 km në orë.


qeto e kom lexu edhe ne gazet um kka shti me kesh shum
avatar
Albionz
Admin
Admin

Numri i postimeve : 88
Join date : 01/01/2010

http://futbollnr1.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fun - Argetim

Mesazh nga fittimm prej Sun Jan 03, 2010 7:23 pm

[Albionz Shkrujti]Arrestohet 600 herë brenda 10 vjetëve

Një meksikan me prirje për t’u dehur dhe për ta prishur qetësinë publike, është mysafir i rregullt burgjeve – sepse aty e kalon natën së paku një herë në javë.
Meksikani, 56-vjeçar nga qyteti Matamoros, është arrestuar hiç më pak se 600 herë në 10 vjetët e fundit, bën të ditur gazeta “Reforma”.

Që nga viti 2000, ky person merret me shitjen e ëmbëlsirave, ndërsa ka ndodhur që edhe vetë të lajmërohet vullnetar për burg – për të mos e prishur kështu qetësinë publike.

“Njëherë e kemi gjetur të bërë tapë në lagjen Capilla, dhe e morëm me vete për të mos e shkelur ndonjë veturë – ndërsa ai vetë kishte kërkuar ta arrestonim”, ka thënë një polic.

Përkundër kësaj, ky person është goditur nga veturat e ndryshme 16 herë, ndërsa është plaçkitur së paku 9 herë.

Policët shpesh herë e dërgojnë atë në shtëpinë e tij – ndërsa kur përfundon në burg – ai mbetet aty derisa të vuajë dënimin e plotë, prej tre ditësh – sepse nuk dëshiron ta paguajë dënimin për të dalë para kohe.

Sipas një përllogaritjeje të kësaj gazete, po t’i kishte paguar të gjitha këto dënime, ky meksikan do të ishte më i varfër për 27.690 dollarë.



qeto e kam lexu edhe vet edhe em ka qudit shumm nime em ka pelqy shum valla
avatar
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Iluzionisti izraelit 66 orë në akull

Mesazh nga fittimm prej Mon Jan 04, 2010 5:20 pm

Iluzionisti izraelit, Hezi Dayan ka thyer rekordin e magjistarit David Blaine, duke kaluar 66 orë brenda një kubi të akullt që peshonte 8 tonë, bën të ditur Sky News.

Dayan (29-vjeçar) i ka kaluar gati tri ditë brenda kubit të tejdukshëm të akullit, i punuar special për këtë rast, e që ishte i vendosur në sheshin e Tel Avivit. Ai ishte kishte veshur vetëm xhinse dhe një bluzë.

Në natën e ndërrimit të moteve, mu në mesnatë, ndihmësit e tij e kanë prerë akullin dhe e kanë nxjerrë nga aty Dayanin e dërmuar, i cili më pas është dërguar në spital.

Tash për tash nuk dihet se në çfarë gjendjeje shëndetësore ndodhet ai.

David Blaine në një kub të ngjashëm kishte kaluar 63 orë në sheshin e New Yorkut Times Square, në vitin 2000.
avatar
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rusët prodhojnë nëndetësen “biçikletë”

Mesazh nga fittimm prej Mon Jan 04, 2010 5:21 pm

Rusët kanë prodhuar një nëndetëse e cila lëviz sikur biçikleta, me anë të pedaleve. Në këtë nëndetëse mund të futen dy persona – ndërsa ajo mund të zhytet deri në 30 metra thellësi.

Pjesa më e madhe e kësaj nëndetëseje është punuar nga pleksi-glasi – ndërsa drejtohet me pedale dhe më timon.

Nëndetësja është e gjatë vetëm 3.35 metra dhe është e gjerë 2.01 metra, ndërsa lehtë mund të lëvizë në të gjitha drejtimet.

Pritet që kjo nëndetëse të jetë hit i vërtetë në pushimoret luksoze. Vlera e saj është diku rreth 50.000 funte.
avatar
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gruaja me sasinë rekorde të alkoolit në gjak

Mesazh nga fittimm prej Mon Jan 04, 2010 5:22 pm

Mediat në Dakotën Jugore raportojnë se, në muajin dhjetor, në gjakun e një personi është regjistruar sasia rekorde e alkoolit në gjak, prej 7.08 promilë – dhe atë tek një grua.

Policia më 1 dhjetor, në veturën e vjedhur të parkuar buzë rruge – e kishte gjetur Marguerite Engle– tek e cila pas matjes së alkoolit në gjak, është konstatuar sasia prej 7.08 promilë – respektivisht gati nëntë herë më shumë sesa sasia e lejuar prej 0.8 promilësh.

Engle atëbotë ishte hospitalizuar, ndërsa është dashur të lajmërohet në gjyq më 15 dhjetor, por nuk e kishte bërë një gjë të të tillë.

Më 28 dhjetor ajo sërish ishte gjetur e dehur në një veturë të parkuar buzë rrugës, por kësaj radhe policia e kishte dërguar atë në burg.

Sasia më e madhe e alkoolit në gjak që është gjetur ndonjëherë në Dakotën Jugore është ajo prej 5.3 promilësh.
avatar
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Edhe të krishterët mund të përdorin fjalën Allah

Mesazh nga albi-g prej Mon Jan 04, 2010 5:32 pm

Qeveria në Malajzi ka njoftuar se do të bëjë ankesë ndaj vendimit të Gjykatës, që ua lejon të krishterëve me kushtetutë që ta përdorin fjalën Allah.
Këtë akt qeveria do ta merr si pasojë e protestave paqësore të myslimanëve nga ky vend, me ç’rast ekziston frika nga rreziku i përleshjeve ndërmjet grupeve fetare në vend, ku përveç myslimanëve ka edhe të krishterë, budistë dhe besimtarë hindu.

Zyrtarë qeveritarë kanë thënë se Qeveria do të bëjë ankesë, ndërsa njëherit kanë kërkuar nga myslimanët që të respektojnë vendimin Gjykatës dhe të lejojnë zgjidhjen e kësaj çështjeje me rrugë ligjore.

Kështu, nga e enjtja e kaluar (31 dhjetor), Gjykata në Malajzi ka anuluar ligjin që pengonte përdorimin e fjalës “Allah” në vend të fjalës “Zot” nga jomyslimanët.

Një pjesë e myslimanëve në Malajzi konsiderojnë se emërtimi i Zotit me fjalën “Allah” është vetëm fjalë islame dhe atë duhet ta përdorim vetëm myslimanët, mirëpo dijetarët islamë në atë vend thonë se të gjithë mund ta quajnë Zotin Allah, pa dallim feje.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur buka fitohet në gojën e krokodilit

Mesazh nga albi-g prej Mon Jan 04, 2010 5:33 pm

Sigurisht se puna me të cilën merreni nuk do t’ju duket shumë e keqe kur të kuptoni se më çfarë pune merren një tajlandez.
Shumë lehtë puna e këtij personi do të mund të quhej edhe puna më e rrezikshme në botë – pasi që ai çdo ditë e ka jetën e rrezikuar – duke e futur kokën e tij në mes të nofullave të fuqishme të krokodilit.

Puna e tij është t’i argëtojë vizitorët e një kopshti zoologjik në Bangkok, dhe ai këtë e bën që nga viti 1985, kur edhe është hapur ky kopsht.

Me një shkop të bambusë ai ngacmon krokodilin, i cili hap nofullat e tij, ndërsa ky person e fut kokën brenda tyre, ose edhe dorën e tij – derisa vizitorët kanë mundësi të fotografojnë këtë spektakël.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Britanikët në kërkim të emrave ‘të çmendur’

Mesazh nga albi-g prej Mon Jan 04, 2010 5:34 pm

Në vitin që po e lëmë pas, një numër rekord i britanikëve kanë ndryshuar emrat e tyre, afër 50.000 sish. Jo për shkak se janë turpëruar nga emri i tyre i vjetër, por sepse donin ta kishin një emër më ‘të çmendur’.
Kështu, në mesin e emrave me të cilët britanikët janë vetë-pagëzuar ka emra të ndryshëm, por jo edhe emra të yjeve të shoubiznesit, siç ishte traditë dikur.

Ja disa shembuj: Regina Gardner emrin e saj, respektivisht mbiemrin, e ka ndërruar me mbiemrin kilometrik: Regina Chester Jeff Dave Dam Di Dam Tamblpot, duke i nderuar kështu miqtë e saj, përkatësisht personazhet e një video-loje.

Richi Meris ndërkaq, mendon se emri mund ta bëj yll atë, andaj edhe është vetë-pagëzuar me një emër të tillë, respektivisht Richie Rock Star.

Daren O’Brian është pagëzuar me emrin Njeriu i Akullit (Ice Man), Alan Tanard tash quhet Aston Martin, derisa Mitch Prince e ka pagëzuar vetën me emrin Princi i Epshit (Libido Prince).
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajnat belgë – shpallen budallenj të vitit

Mesazh nga albi-g prej Tue Jan 05, 2010 2:53 pm

Dy hajna belg, të cilët kishin humbur jetën pas shpërthimit të dinamitit, pasi gabimisht kishin vlerësuar sasinë e eksplozivit që nevojitej për të shkatërruar derën e një banke, janë nderuar postmortum me çmimin e Darwinit për marrëzi.
Ata ishin përpjekur të shkatërronin derën e bankës në qytetin Dinant – mirëpo kishin shfrytëzuar shumë më tepër dinamit sesa që nevojitej për një gjë të tillë. Kështu, shpërthimi i fuqishëm nuk kishte shkatërruar vetëm derën e bankës, por e kishte hedhur në ajër gjithë ndërtesën, e me këtë rast edhe ata kishin vdekur në vendin e ngjarjes.

Shawn Motero nga Florida është radhitur në vendin e dytë. Ai ka humbur jetën kur gjatë vozitjes në autostradë e kishte kapur nevoja për të kryer një proces fiziologjik. Mirëpo, urinimi i kushtoi me jetë.

Motero kishte skajuar veturën e tij në autostradë, kishte kapërcyer një mbrojtëse anësore, në kërkim të një këndi intim për ta kryer nevojën – mirëpo, nuk e kishte ditur se ndodhej në urë. Kështu, menjëherë prapa mbrojtëses, ai kishte fluturuar 20 metra drejt ujit, dhe gjatë përplasjes e kishte humbur jetën.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bashkëshorti i vitit’ tradhton gruan

Mesazh nga albi-g prej Tue Jan 05, 2010 3:05 pm

Pak më shumë se tre muaj pasi u shpall “bashkëshorti i vitit” në Britani të Madhe, Darryl Johnson ka tradhtuar bashkëshorten me një fotomodele.
Ai u martua me Emma McIntyre në një ceremoni që kushtoi 10.000 funte, të gjitha të paguara nga një gazete lokale që e zgjodhi si çiftin e vitit. Vëmendja e madhe që Derryl i kushtoi bashkëshortes, mallëngjeu lexuesit.

Ndërsa ishte Emma ajo që zbuloi tradhtinë pasi bashkëshorti merrte dhjetëra telefonata nga 19-vjeçarja Paris Beauclaudette.

“Ishte një ëndërr që u kthye në makth”, shprehet Emma, ndërsa Derryl shton: “E kam dashur Emman, por gjërat ndryshojnë”.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Iluzionisti izraelit 66 orë në akull

Mesazh nga albi-g prej Tue Jan 05, 2010 3:06 pm

Iluzionisti izraelit, Hezi Dayan ka thyer rekordin e magjistarit David Blaine, duke kaluar 66 orë brenda një kubi të akullt që peshonte 8 tonë, bën të ditur Sky News.
Dayan (29-vjeçar) i ka kaluar gati tri ditë brenda kubit të tejdukshëm të akullit, i punuar special për këtë rast, e që ishte i vendosur në sheshin e Tel Avivit. Ai ishte kishte veshur vetëm xhinse dhe një bluzë.

Në natën e ndërrimit të moteve, mu në mesnatë, ndihmësit e tij e kanë prerë akullin dhe e kanë nxjerrë nga aty Dayanin e dërmuar, i cili më pas është dërguar në spital.

Tash për tash nuk dihet se në çfarë gjendjeje shëndetësore ndodhet ai.

David Blaine në një kub të ngjashëm kishte kaluar 63 orë në sheshin e New Yorkut Times Square, në vitin 2000.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Derrat mbylli autostradën

Mesazh nga albi-g prej Tue Jan 05, 2010 3:06 pm

Autostrada e cila kalon nëpër pjesën veriore të Londrës, është mbyllur të mërkurën për disa orë për shkak të derrave që kishin ikur nga një kamion, i cili kishte bërë ndeshje.
Nga kamioni kishin ikur disa dhjetëra derra, nga 82 sish sa kishin qenë në rimorkio të kamionit. Këto shtazë më pastaj kishin filluar të kullotnin pranë autostradës.

Rruga është mbyllur për shkaqe sigurie, pasi që autoritetet frikësoheshin se derrat do të mund të dilnin në rrugë.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rreth botës me biçikletë

Mesazh nga albi-g prej Tue Jan 05, 2010 3:17 pm

Mjeku Steve Fabes (29-vjeçar) ka vendosur të përshkojë një rrugë prej 80.000 km me biçikletën e tij. Sipas përllogaritjes të këtij mjeku, për ta përshkuar këtë rrugë atij do t’i nevojiten pesë vjet të plota.
“Rrija në kefene, me atlas në njërën dorë dhe me birrë në dorën tjetër, dhe mendoja se sa kohë do t’më duhej t’i përshkoj gjashtë kontinente. Dhe që nga ai moment jam duke e planifikuar këtë udhëtim”, ka shpjeguar mjeku fillin e idesë së tij.

Gjithë këtë rrugë të mundimshme ai planifikon ta bëjë për t’i siguruar paratë e nevojshme për ndërtimin e qendrës mjekësore Merlin – e cila u ofron ndihmë njerëzve nga mbarë bota, që janë viktimë e katastrofave natyrore, luftërave ose epidemive.

Ai tashmë i ka bërë gati të gjitha gjësendet që i nevojiten për këtë rrugë, prej pajisjeve për kamping, deri të mini-lavamani dhe gjëra të tilla. “Ky është një rast jetësor. Njëkohësisht jam i frikësuar për vdekje por edhe i ngazëllyer”, ka thënë Steve, i cili rrugëtimin e tij e fillon të martën.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Divorcohet për të 11 herë

Mesazh nga albi-g prej Tue Jan 05, 2010 3:17 pm

Një izraelit 50-vjeçar është divorcuar për të njëmbëdhjetën herë, që është rekord i ri për një hebre izraelit, bën të ditur BBC.
Ky person ka thënë në gjyq, se me gratë e tij kalon mesatarisht 2 vjet, dhe menjëherë pas divorcit hidhet në kërkim të bashkëshortes së radhës.

Ky izraelit ka thënë se është penduar për ndarjen e parë që e kishte bërë, dhe prej asaj kohe është në kërkim të “fatit të jetës”.

Sipas mediave izraelite, personi në fjalë fillon një jetë të këndshme me të përzgjedhurat e tij, mirëpo shumë shpejt bashkëshortësia e tyre fillon të marrë kahun e gabuar – dhe kështu vije deri të ndarja.

Ai ka bërë të ditur se shumë shpejt planifikon të martohet sërish – ndërsa potencon se nuk heq keq për të gjetur partnere.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Varrim falas për shoferët e dehur

Mesazh nga albi-g prej Tue Jan 05, 2010 3:18 pm

Një kompani amerikane e funeraleve ofron varrim falas për të gjithë njerëzit që gjatë natës së ndërrimit të moteve planifikojnë të dehen ose të drogohen, dhe më pas të ngasin veturë.
Në kompaninë McGuire, Jennings dhe Miller nga Georgia, vozitësit duhet të nënshkruajnë një deklaratë, ku do theksohet se më 31 dhjetor planifikojnë të dehen ose drogohen dhe më pas të drejtojnë makinat e tyre.

Nëse ndodhë që gjatë natës festive të humbin jetën në komunikacion, atëherë varrimi i tyre do të bëhet falas.

Zëdhënësi i kësaj kompanie ka bërë të ditur se, varrimet falas ofrohen në kuadër të aksionit “Operation Stop and Think”, që ka për qëllim t’i vetëdijesojë njerëzit të mendojnë mirë para se të vendosin të rrezikojnë jetën e tyre, ose jetët e personave të tjerë.
avatar
albi-g
Moderatorë
Moderatorë

Numri i postimeve : 73
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Peshkaqeni taksi, loja me jetë

Mesazh nga fittimm prej Tue Jan 05, 2010 4:32 pm

Një polumbar nga Tahiti, është xhiruar duke e shfrytëzuar peshkaqenin si mjet transportues nën ujë.
Terry, i cili punon si ciceron i zhytjes në ujë në hotelin Sofitel Bora Bora, shumë shpesh kapet për bishtin e peshkaqenit dhe kështu noton në ujë.

I rrethuar nga peshkaqenët, të gjatë edhe deri në tri metra, Terry u jep këshilla turistëve se si mund të bëjnë edhe ata një gjë të tillë.

“Fillimisht duhet të zhyteni 10 metra nën ujë dhe atëherë të kapeni për bishtin e peshkaqenit. Kështu, peshkaqeni bëhet taksi, ndërsa ju mund të ‘voziteni’ deri në Australi”, ka thënë Terry.

Terry josh peshkaqenët duke u hedhur sardele – mirëpo, shumica e turistëve më shumë preferojnë ta shikojnë atë sesa t’i bashkohen në këtë aventurë.
avatar
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Statuja e lordit Scott bëhet Homer Simpson

Mesazh nga fittimm prej Tue Jan 05, 2010 7:41 pm

Banorët e Warwickshiret në Angli janë duke u përpjekur të zbulojnë grupin e shakaxhinjve, të cilët statujën historike të këtij vendi e kishin shndërruar në personazhin e Homer Simpsonit.

Statuja e lartë e lordit John Scott, humanistit dhe anëtarit të Parlamentit, që njihet si një nga figurat më të shquara të kësaj pjese të Anglisë, fillimin e vitit 2010 e ka pritur me pamje të Homer Simpsonit.

Sidoqoftë, statuja e Scottit, i cili ka vdekur në vitin 1860, që disa vjet me radhë përjeton transformimet nga më të ndryshmet. Kështu, një vit ai ishte bërë Harry Potter, një vit tjetër Shrek, ndërsa e kishin shndërruar edhe në Supermen.

Banorët shpresojnë t’i gjejnë përgjegjësit, për “ti uruar ata për këmbëngulësi”, mirëpo dyshojnë se ata do të paraqiten.
avatar
fittimm
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 91
Join date : 01/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fun - Argetim

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi